E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvine arrestohen 7 persona per demtim biznesi

Shtatë persona u arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim në fshatin Livinë në Delvinë, të cilët akuzohet se kanë shkatërruar, duke djegur me benzinë mjetet e një firme private që shfrytëzonte një gurore në këtë fshat.

Ata janë banorë të këtij fshati dhe u kapën në flagrancë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkatërruar me zjarr duke e spërkatur me benzinë e më pas duke i vënë flakën mjetin tip Skrep, në pronësi të subjektit të shfrytëzimit të inerteve në fshatin Livinë të Delvinës.

Gjithashtu në vend janë gjetur dhe sekuestruar edhe një disa kallëpe lënde shpërthyese tritol me detonator të pashpërthyera të vendosura në mjet.

Gurorja e ketij fshati ka qene shkak per konflikte te vazhdueshme shume muaj me pare dhe eshte dashur nderhyrja e policise per shkak te perplasjes fizike. Banoret ankohen se gurorja ju ka shkaterruar burimet ujore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›