E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore 2012 viti i mbare per ullirin

Ky vit eshte me i mbari ne prodhimin e ullirit dhe vajit te ullirit ne 10 vitet e fundit. Prodhimtari te theksuar ka ne qarkun e Vlores ku pothuajse e gjithe zona kultivon dhe rrit ullinj. Sipas drejtuesve te bujqesise se Vlores sasia e prodhimit eshte trefishuar duke sjelle fitime te medha per fermeret.

Me te fituar nga kjo prodhimtari qe ka ardhur me se shumti per shkak te klimes jane fermeret.

Pjesa derrmuese e ullirit shkon per prodhimin e vajit te ullirit, nje produkt shume i kerkuar veçanerisht kur eshte teresisht bio dhe i prodhuar me teknologjine e duhur.

Zonat me prodhimtari te madhe ulliri dhe vaji cilesor jane ne veri perendim te qytetit dhe keto dite ulliri ka arritur pjekjen maksimale, ndersa prodhimi i vajit te ullirit eshte ne kulmin e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›