Demba Ba "i kaltër"!

Sulmuesi i Newcastle United, Demba Ba thuhet se ka arritur marrëveshje me Chelsean.
Lajmet e fundit nga Anglia thojnë se Chelsea i ka ofruar Newcastles 7.5 milion funta, para të mjaftueshme për transferimin e Demba Ba.
Edhe sulmuesi senegalez thuhet se do të ketë dukshëm pagë më të mirë në Chelsea, gjë që ka bërë që ai të pajtohet me ofertën e re. Në orët në vijim pritet të zyrtarizohet lajmi./Indeksonline/