E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 1996, kur daja e mbronte nipin!!

Një video interesante po qarkullon së fundi në mediat angleze. Gjersa po flitet për largimin e Frank Lampard nga Chelsea, videoja tregon se Lampard nuk ishte i dashur nga tifozët e skuadrës së West Hame kur ai ishte në fillim të karrierës, kur kishte vetëm 18 vjet.

Frank Lampard është nipi i trajnerit aktual të QPR-së, Harry Redknapp ndërsa pikërisht Redknapp ishte trajneri i West Hame në vitin 1996.

Në një debat me tifoz të skuadrës, Lampard u akuzua se është një adoleshent dhe nuk e meriton të luaj. Por daja i tij, Harry Redknapp kishte shprehur publikisht mbështetjen për nipin e tij.

"Ai është tejet i mirë dhe do të jetë një lojtar shumë i mirë. Unë paguhem për të vlerësuar lojtarët. Unë dua të ju them se ai do të arrijë shumë në futboll. Nuk ka asnjë favorizim por se Lampard do të bëhet një lojtar i madh" kishte thënë Redknapp.

Ashtu edhe doli pasi që Lampard është një nga lojtarët më të mirë viteve të fundit në futbollin anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›