E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dëme nga zjarri në Kolorado

Lagje të tëra janë shkatërruar nga një zjarr që përfshiu të premten disa qyteza të Kolorados në SHBA-së. Të paktën 500 shtëpi janë djegur plotësisht pasi zjarri u përhap në qytezën Superior në dalje të Denverit, duke detyruar dhjetra mijëra banorë të largohen që atje. – Gjithcka ndodhi sa hap e mbyll sytë. Shumë familjeve iu deshën që për pak minuta të merrnin ç’të mundnin dhe të largoheshin që atje, – tha governatori i shtetit Jared Polis.  Një banor i prekur nga fatkeqësia tha se shumë familje kishin humbur gjithçka dhe se ishte mrekulli që nuk ishte vrarë askush.  Sipas autoriteteve lokale flakët u përhapën me intensitet të lartë për shkak të erërave të forta shpejtësia deri në 169 kilometra në orë.  Por tashmë në zonë ka filluar të bjerë borë dhe zyrtarët thonë se zjarri nuk përbën më rrezik. Banorët kanë filluar të rikthehen në shtëpitë e tyre për të vlerësuar dëmet, ndërsa shumë prej tyre iu duhet të përballen me skena shkatërrimi të plotë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›