Demi: Hyrja ne NATO, nga reformat e qeverise

Duke bere nje vleresim te situates qe nga marrja e fteses se anetaresimit, Demi ka theksuar se ne keto 4 vjet jane perforcuar institucionet dhe eshte luftuar korrupsioni e krimi.
“Marrja e fteses se anetaresimit flet per nje pune te mire qe ka bere kjo qeveri. Sipas studimeve te institucioneve evropiane, kercenimet me te medha per vendet e Ballkanit jane institucionet e dobta, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Persa u perket institucioneve te dobta, vihet re se forcimi i tyre ka ardhur duke u rritur. Sa per korrupsionin, Shqiperia ka qene nder vendet me te korruptuara te Ballkanit. Ndersa sot ka dhene garanci se po e lufton. Sa per luften kunder krimit te organizuar, Shqiperia sot krahasohet me vendet me te suksesshme. Nga keto ka ardhur garancia se Shqiperia mund te jete nje vend evropian”, ka pohuar Demi.