E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi i arratisur pozon në dyqan si manekin

Një dem i arratisur në Brazil përfundoi në një dyqan rrobash duke pozuar në vitrinat e dyqanit si manekin, para se të thyente vitrinën e dyqanit.

Demi ishte njëri prej kafshëve që iku nga një kamion me të cilin po transportoheshin e që pësoi aksident trafiku. Pronarët e dyqaneve në Sao Paolo do Rio Preto u befasuan kur panë kafshën duke u shëtitur në dyqanin e rrobave dhe duke pozuar si manekin.

Videoja tregon se si banorët lokalë u mblodhën rreth dyqani në përpjekje për ta kapur kafshën.

David Nunes një ndihmës në dyqan u fsheh në banjo derisa demi ishte brenda dyqanit. Me ndihmën e një litari një burrë arriti ta ndalë demin i cili e bëri një shëtitje nëpër qytet para se të ngarkohej në kamion dhe të përfundonte në një fermë lokale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›