Demir Gjergji, Orë akulli
Demir Gjergji
Orë akulli
Botoi: Ombra GVG
Çmimi: 700 lekë
Pas vëllimit Bibla e buzëve, poeti Demir Gjergji sjell librin më të fundit me poezi Orë akulli, i cili ka një vazhdimësi me përmbledhjen paraardhëse, jo vetëm për nga radha, por sidomos, falë një lidhjeje organike të motiveve. Ashtu si libri i parë, edhe ky botim është konceptuar si një poemë, ku i këndohet dashurisë, por ndërsa te Bibla e buzëve, kjo dashuri është një zjarr që ndizet vrullshëm prej pasioneve, te përmbledhja në fjalë, kjo dashuri ka stinën e vet dimërore. Pra është një dashuri në shuarje, si çdo gjë tjetër e kësaj bote. Prej këtej, me sa duket, është motivuar edhe titulli Orë akulli, pra, kohë e ftohtë, orë e ngrirë, çast i ndalur. Libri shoqërohet me Cd, ku janë përmbledhur në audio të gjitha poezitë të interpretuara nga autori.
Demir Gjergji, Orë akulli burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip