E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, afatet proceduriale nuk marrin votat e nevojshme të Komisionit Rregullator

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Projektvendimi parashikonte të gjitha afatet proceduriale të cilat janë të reduktuara në kohë dhe që respektojnë kronologjinë e veprimeve të cilat parashikohen nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Himarë.

Në përfundim të shqyrtimit, me 3 vota pro dhe 2 kundër, projektvendimi nuk mori votat e nevojshme për t’u miratuar.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›