E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Demo: Përfundon ndërtimi i urës Lapardha 2, nyjë lidhëse për pesë fshatra në Berat

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kanë përfunduar punimet e ndërtimit të urës Lapardha 2, investim i bashkisë Berat në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Lajmi bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo në një postim në rrjetet sociale ku ndau pamje nga ura, e cila zgjidh një problematikë prej shumë dekadash për 2500 banorë dhe fermerë të zonës.

“Ura do të shërbejë si nyje lidhëse për 5 fshatrat, Lapardha 2, Lumas, Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe 2 fshatra të Njësisë Perondi, në Berat”, tha Demo.

Ura ka në gjatësi prej 27 metrash dhe gjerësi 6,2 metra.

“Kjo urë do të lidhë gjithashtu fshatin Lapardha 2 me çdo institucion dhe lehtësira si qendra shëndetësore, kopshtet, shkollat, ku banorët marrin shërbimet”, tha Demo.

Kjo urë do t’u shërbejë edhe fermerëve të zonës duke ua lehtësuar ushtrimin e aktivitetit të tyre bujqësor.

Punimet për ndërtimin e urës Lapardha 2 1 nga 8

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›