E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i Galerisë “Nikolet Vasia”, Sako: Gati të hapë dyert për eventet e shumta kulturore

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës është rikonstruktuar tërësisht.

Kryebashkiakja e këtij qyteti, Emiriana Sako thotë në një postim në rrjetet sociale, se “ky investim ka përmirësuar cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike e funksionale, ashtu edhe nga ana estetike e vizuale”.

Tashmë kjo galeri ëshë gati të hapë dyert për eventet e shumta kulturore artistike që zhvillohen aty.

Galeria e arteve pamore në Durrës që nga viti 2011 mban emrin e piktorit Nikolet Vasia, duke përjetësuar kështu një nga artistët me emër të Durrësit.

Nikolet Vasia la pas një sërë veprash kryesisht në pikturë, një cikël me disa mijëra skica të objekteve arkeologjike të Durrësit, si dhe disa punime mozaikësh në Durrës dhe në Krujë.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›