E Diel, 1 Nëntor 2026

Demo betohet si ministër i Brendshëm: Moment përgjegjësie në shërbim të qytetarëve

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo kreu sot betimin para Presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Brigadave.

Demo e konsideroi këtë një moment përgjegjësie dhe angazhimi për të punuar çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

“Për më shumë siguri, institucione më të forta dhe një shtet më pranë njerëzve”, u shpreh ai.

Demo u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme në 11 shtator, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besfort Lamallarin. Në 17 shtator ai u dekretua në këtë detyrë nga Presidenti Bajram Begaj.

1 nga 4

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›