Demokracia amerikane, modeli që duhet ndjekur
Nga Aleksandër Biberaj
Sot, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, mbushen 236 vjet nga shpallja e deklaratës se pavarësisë, 236 vite sfidash te një kombi te madh, ne rrugën për konsolidimin e demokracisë, respektimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut si dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit ne mbare boten. Katër korriku është skalitur me germa të arta në historinë e Amerikës, si dita e Pavarësisë së Amerikës, si dita kur baballarët e kombit amerikan, burrat e mençur dhe patriotet e shquar, John Adams, Benjamin Franklin, Alexander Hamilton, John Jay, Thomas Jefferson, James Madison, dhe George Washington, hodhën themelet e demokracisë amerikane dhe te shtetit modern amerikan, duke udhëhequr popullin amerikan drejt fitores së madhe si dhe duke inspiruar me miliona njerëz kudo në mbare boten. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën modelin më të mirë dhe më të suksesshëm të funksionimit të demokracisë, të mbizotërimit të shtetit ligjor, te ndarjes se pushteteve si dhe te respektimit të lirive dhe te drejtave themelore të njeriut. Vlerë e pazëvendësueshme është edhe kushtetuta federale amerikane si kushtetuta më e vjetër në botë, parimet e së cilës edhe sot pas 236 vjetësh janë bashkëkohore, të aplikueshme, me rregulla të vendosura për një shoqëri multikulturore, e cila shërben si model garancie për lirinë dhe të drejtat e qytetareve amerikane. Amerika është shndërruar prej kohesh ne ëndërron e shume qytetareve nga mbare bota, që dëshirojnë të ndërtojë jetën e tyre ne vendin me demokratik, ne vendin e mundësive të mëdha. Shume shqiptare, duke filluar qe nga vitet 1880 kane emigruar ne SHBA, dhe kane gjetur atje atdheun e dyte, kane gjetur begatinë, prosperitetin, respektin dhe lumturinë. Ky komunitet shqiptaro-amerikan, ka shërbyer dhe shërben si ure komunikimi dhe bashkëpunimi e rëndësishme ndermet Shqipërisë dhe SHBA-se. Shqiptaret do ti jene përjetë mirënjohës SHBA-se për atë qe ata kane bere për Shqipërinë ne vitet 1920, për Kosovën ne vitin 1999, si dhe për shqiptaret kudo qe jetojnë ne trojet e tyre ne Ballkan. Kjo është Amerika, shembulli me demokratik ne bote, shembull që Shqipëria duhet të ndjeke nëse dëshiron qe te jete pjese e familjes se integruar euro-atlantike. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin amerikan.
