Demokracia e kufizuar dhe pabarazitë e mëdha
Thonë se stina e dimrit më së shumti i gëzon fëmijët dhe ata të cilët në zemër i kanë sportet dimërore. Por kjo natyrisht së nuk vlen për të gjithë. Në këtë stinë dita fillon të shkurtohet, fillojnë ferfellazat bashkë me borë, gjethet bien, dielli gjithnjë e më pak rrëzon… dhe stina e dimrit i ka teket e veta të gjata me muaj të ftoftë…dhe kjo stinë bëhet edhe më e vështirë për të gjithë atë të cilët këtë stinë e presin në shtëpia me material të dobët, pa gjërat elementare për jetë…Në Kosovë për shumëkënd bora nuk është bash e bardhë …bora është zinxhir i madh që nuk të le të lëvizësh ashtu siç dëshiron. Ne viset rurale lëvizja dhe qarkullimi sigurisht se bëhen edhe më vështirë…Viti paraprak u karakterizua më të ftohtë të gjatë dhe me borë të madhe, e cila edhe kishte bërë dëme të mëdha dhe për disa kohë disa vise kishin mbetur të izoluara. Institucionet e shtetit kjo borë e madhe dhe acari i kishte gjetur të papërgatitura sa duhet. E kemi zakon që më shumë të lavdërohemi së sa të bëjmë ndonjë punë të hajrit. Institucionet dimrin e kaluar nuk u treguan të përgatitura për ta kryer punën e vet. Nuk do të thotë së edhe ky dimër do të jetë i zorshëm, por do të ishte e udhës që përgatitjet të bëhen me kohë. Vitin e kaluar në disa qytete u shpall gjendje e jashtëzakonshme, por kjo gjendje më duket mua nga kjo largësi kohore, më shumë u bë për përfitime të caktuara, e më pak për qytetarët e izoluar nga bora e madhe.
Kur jemi këtu, do të ishim shumë të padrejtë sikur mos t’i thonim edhe disa fjalë se deri më tash askush nga pushtetarët tanë nuk e tha një fjalë të vetme, se u duhet ndihmuar familjeve skamnore në këtë stinë ku për shumëkënd do të bëhet luftë për jetë a vdekje. Ndoshta kjo që po themi për dike do të tingëllojë edhe e çuditshme, por gjendja është e tillë çfarë është aspak e mirë në planin ekonomik. Është evidente që njeriu kërkon nga të tjerët, e veçmas nga shteti që sado pak të jetojë mirë dhe të jetë i lumtur. Shpeshherë edhe gjerat dhe kujdesi sado i vogël e bëjnë njeriun të lumtur. Edhe ndihma sado modeste kur njeriu jeton në kushte të vështira do të thotë shumë. Edhe ata presin që këtë dimër sado pak t’u kthehet buzëqeshja, t’u kthehet shpresa për jetë, mos të konsiderohen të anashkaluar nga shoqëria. Do të ishte e udhës që ata që po jetojnë në stilin e lartë sot në Kosovë, e këta janë njerëzit e pushtetit dhe ata të cilët janë të lidhur në ndonjë mënyrë apo tjetër më pushtetarët, të shikojnë pak se si shumica në këtë dimër e kanë vështirë, dhe për ta muajt janë të gjatë sa një shekull për të dalë disi në pranverë. Përkujdesi i shtuar ndaj shumë familjeve të cilët kanë mbetur më fëmijë jetimë nga lufta e fundit dhe shumë familjeve të tjera do të duhej të gjejnë përkrahje nga shoqëria. Duhet të vetëdijesohemi se pa një mirëqenie për të gjithë, nuk mund të ndërtojmë shtet si duhet. Është shumë më rëndësi që familjeve të varfra sadopak t’u kthehet lumturia, që për ta do të thotë shumë. Këto familje do të duhej të gjejnë mbështetje, te institucionet, te të afërmit e tyre, te miqtë… kjo do të ishte një plus i madh për tua shtuar shpresën se nuk janë harruar krejt. Koha është që ata të cilët janë në pushtet të mendojnë më ndryshe, nëse vërtetë janë përcaktuar të punojnë që një vend i vogël me popullatë po ashtu të vogël siç është Kosova, të jetë vend i prosperuar pa kaq shumë të papunë, dhe me kaq shumë familje skamnore. Mos puna e institucioneve të shtetit në këtë drejtim, edhe ka bërë që shumë të humbet besimi i popullit në këtë garniturë udhëheqëse të pas luftës. Kur vetëm një numër i vogël është pasuruar në mënyrë të paligjshme, dhe shumica kanë mbetur të varfër, dhe organet e zgjedhura nga populli shumë pak po bëjnë që kjo praktikë e keqe të ndërpritet. Kjo ka bërë që të humbet besimi në demokracinë të cilën po e ndërtojmë. Kur ka kaq shumë të pabarabartë atëherë nuk ke qysh ta komentosh gjendjen veç së është më shumë e keqe së sa është e mirë. Kjo vlen më shumë për sistemet autoritare. Sistemin pluralist dhe demokratik e përbëjnë shumica, kurse sistemin autokratik e përbëjnë pakica sepse të zgjedhurit e tyre në pushtet bëhen nga pakica. Në mungesë të demokracisë së duhur vjen në shprehje edhe pabarazia dhe ndryshimet kaq të madha në planin social dhe ekonomik. Sistemi kapitalist nuk do të duhej të kuptohet së kush mundet të grabisë më shumë së tjetri. Po të ishte ashtu atëherë shumë shtete të përparuara sot në botë sigurisht se nuk do të kishim zgjedhur sistemin kapitalist. Dhe, as që do ta kishin një shkallë aq të lartë të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik…