Demollari: Vllaznia, drejt titullitIsh trajneri i kombëtares dhe i disa skuadrave skuadrave të Superligës, Sulejman Demollari jep opinionin e tij në lidhje me futbollin shqiptar

Ish trajneri i kombëtares dhe i disa skuadrave skuadrave të Superligës, Sulejman Demollari jep opinionin e tij në lidhje me futbollin shqiptar. Problemet që ai ka dhe ku mund të arrijnë skuadrët që sot janë pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion. Gjithashtu Demollari flet edhe për trajnerët e huaj dhe disa prej lojtarëve më cilësorë të kampionatit shqiptar.
KAMPIONATI- “Kampionati shqiptar nuk ka shumë kualitete, por është shpirti i garës ai që dominon dhe bën diferencën”, thekson Demollari në fjalën e tij. Ky është një fakt dhe nuk mund ta mohojmë. Shëmbuj ka edhe në këtë sezon: Vllaznia dhe Teuta.
VLLAZNIA- Sipas tij Vllaznia është skuadra më e mirë e sezonit, por që të arrijë objektivin për titull duhet të ruajë vazhdimësinë e deritanishme. “Vllaznia është një skuadër shumë cilësore ku çdo lojtar e bën mjaft mirë detyrën e tij. Edhe pse ka vuajtur shumë me mungesat mendoj se e ka bërë shumë mirë detyrën e saj. Një rëndësi të madhe kanë dhe ndeshjet në transfertë, të cilat ndikojnë në arritjen e objektivit për titull. Nëse vazhdon ta bëjë këtë atëherë sipas meje është kampione e vendit.
PRESIDENTI FUSHAJ- “Presidenti shkodran ka rastin më të mirë për ta shpallur Vllazninë kampione. Ka një shans në dorë dhe duhet të dijë ta shfrytëzojë. Në merkaton e janarit ai duhet të ndërhyjë me disa përforcime dhe me siguri do ta bëjë një gjë të tillë”.
CANAJ- Sipas Demollarit Agim Canaj është një trajner me shumë eksperiencë dhe një njohës mjaft i mirë i kampionatit shqiptar. “Canaj ka merita që kjo Vllazni ka këtë ecuri kaq pozitive. Ai e njeh mjaft mirë futbollin shqiptar dhe punon shumë në aspektin fizik në mënyrë që grupi që ai drejton të përballojë me sukses garën e sezonit. Edhe në krye të Dinamos, ai tregoi se është i aftë të drejtojë një skuadër drejt suksesit”.
TIRANA-Problemet e mëdha që po kalon Tirana sipas Demollarit kanë ardhur se shkak i problemeve të brendshme që ai refuzon t’i analizojë. “Tirana të keqen e ka te vetja. Ka një grup të mirë lojtarësh, të cilët mbajnë veshur një fanellë të rëndë, por nuk e kanë justifikuar si duhet. Me ardhjen e trajneri Kola mendoj se gjërat do të ndryshojnë duke e njohur atë si njëri dhe pasionin që ai ka për futbollin”, shprehet trajneri.
AGUSTIN KOLA- “Kam mendimin më pozitiv për atë person. Në të gjitha pikpamjet më duket njëriu i duhur për të drejtuar një skuadër si Tirana për të cilën ka dhënë kaq shumë, por edhe që duhet të shpërblehet. Me karakterin e tij është i aftë “të hedhë në erë” të gjitha problemet që kanë bardheblutë”.
DANIEL XHAFAJ- Për sulmuesin Xhafaj ish-trajneri i Dinamos, Shklumbinit dhe Lushnjes, shpreson që të jetë rikthyer ashtu siç është në të vërtetë. “Është padyshim një nga të paktët sulmues të kampionatit shqiptar që bën diferencën. Është e çuditshme që këto dy sezone ka shënuar aq pak gola edhe pse është një sulmues rrace. Mendoj se me ardhjen e trajnerit Kola ai do të ndryshojë shumë dhe një gjë të tillë e pamë edhe në ndeshjen e kaluar me Apolloninë kur shënoi dy gola”.
TEUTA- “Është një skuadër me elementë të rinj, por që janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Trajneri Sulejman Starova ka meritën kryesore që po arrin t’i marrë maksimumin kësaj Teuta, e cila në fillim të sezonit u duk si një skuadër që do të kërkonte mbijetesën. Tani ajo është një pretendente për të qenë ndër katër skuadat e kreut”.
BESA- “Për mendimin tim Besa ka kualitete në përbërjen e saj, por ka oshilacione, të cilat nuk arrij t’i kuptoj. Ndoshta janë problemet e tyre të brendshme që ndikojnë në këtë ecuri. Një gjë mund të them me siguri se nuk është skuadër që mund të pretendojë titullin kampion jo vetëm pse është kaq larg vendit të parë. E shikoj në vendin e tretë ose të katërt në përfundim të sezonit. Është për të ardhur keq që një skuadër e tillë me një president si Nexhat Bizhdili nuk funksionon siç duhet”.
DINAMO- Demollari është i bindur se skuadra dinamovite, të cilën e ka drejtuar disa sezone më parë ka disa probleme që ndodhet në pozita jo shumë të mira në renditje. “Dinamo vuan mungesën e besimit në vetvete. I mungon mentaliteti i fituesit në përballjet me kundërshtarët e saj. Nuk duhet të harrojë se është kampione në fuqi e vendit dhe duhet të hyjë në fushën e lojës me siguri të madhe. Një titull është më i lehtë të fitohet se sa të mbahet. Transfertat janë një dobsi e bluve he e trajnerit të saj kroat Daliç. Nëse nuk fitojnë jashtë kryeqytetin nuk mund të jenë kampionë të vendit”.
DALIÇ - "Nuk është përshtatur ende me realitetin e futbollit shqiptar. Me sa duket ka garanci nga presidenca për të punuar i qetë dhe kjo e bën të jetë i duruar edhe kur nuk arrin një rezultat pozitiv. Ndoshta sezonin e ardhshëm do të shikojmë një Dinamo e cila do të synojë seriozisht për të qenë përsëri kampione e vendit”.
PARTIZANI- “Është për të bardhur keq që një skuadër si Partizani nuk po ecën mirë në këtë sezon dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Faji kryesor i takon presidencës, e cila në merkaton e janarit duhet të bëjë përforëcime. Ka një trajner si Shpëtim Duro që është serioz dhe punon shumë me skuadrat që drejton. Të njëtën gjë po bën dhe me Partizanin, por me sa duket nuk ka ç’të bëjë më shumë”.
ELBASANI- “Kjo skuadër nuk po funksionon edhe pse drejtohet nga një trajner shumë i përgatitur si Mirel Josa. Ka lojtarë me eksperiencë ashtu siç ka edhe elementë të rinj të talentuar, por ka ende shumë probleme në lojën e saj. Edhe rezultatet nuk i ka të vazhdueshme. Gjatë këtij sezoni vetëm njëherë më duket se ka dy fitorre rradhazi. Më vjen keq ta them por nuk e shikoj as në kupat e Europës në fund të sezonit”.
MBIJETESA- “Mund të them se Partizani, Lushnja e Apollonia janë skuadra që nuk mund të pretenojnë asgjë më shumë se sa mbijetesa në këtë sezon. Janë në pozita të vështira të paktën deri tani. Mes tyre do të jetë një garë e vështirë për të realizuar objektivin minimal që ato kanë në këtë sezon”.
SKUADRA FUSHE- “Shkumbini, Flamurtari e Bylis nuk mendoj se do ta kenë problem të madh mbijetesën në kategori. Janë skuadra që në pjesën më të madhe të ndeshjeve fitojnë në fushën e tyre dhe kjo i jep siguri për të ruajtur një pozicion që nuk i rrezikon për të rënë nga Superliga. Gjithsesi edhe në këto skuadra janë bërë shumë investime, por me sa duket mentaliteti është një tjetër pengesa e fortë e tyre për të mos qenë të sukseshme edhe në ndeshjet jashtë fushe”.
TRAJNERËT E HUAJ- “Është e vështirë që për një trajner të huaj të drejtojë në Shqipëri. Për shumë arsye. E para është se ata nuk i njohin bvështirësitë që ka kampionati shqiptar. Infrastruktura jo e përshtatshme duke nisur që nga moshat e vogla dhe mentaliteti që ata gjejnë në vendin tonë, ndryshe nga ai që kanë lënë në vendet e tyre. Është për të ardhur keq, por më duhet ta them se kemi shumë probleme, të cilat ende janë një pengesë.
DORËHEQJA- “Trajnerët e huaj nuk kanë sukses në futbollin shqiptar për ato arsye që thashë më lart, por ka edhe të tjera që nuk ja vlen t’i përmendim. Për rastin e fundit të Slishkoviçit them se ai bëri një akt qytetar që dha dorëheqjen. E ndjeu veten fajtor për mungesën e rezultateve dhe u largua. Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është një shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë trajnerët kur nuk kanë sukses me skuadrat që ata drejtojnë.
TRAJNERËT SHQIPTARË- “Trajnerët shqiptarë e kanë të vështirë të dorëhiqen edhe kur rezultatet e tyre mungojnë. Ata preferojnë më mirë të largohen nga drejtuesit e atij klubi ku drejtojnë. E thashë edhe më lart që është një akt qytetar që duhet përshëndetur dhe cilido trajner duhet ta zbatojë kur e shikojnë se janë larg objektiviut për të cilin janë emëruar në atë post.
PRESIDENTËT - “Trajnerët në Shqipëri janë të pambrojtur, pasi në kurriz të tyre bëhen padrejtësi. Mënyra se ai ata trajtohen është për të ardhur keq. Edhe unë e kam provuar në kurrizin tim se si mund të largohesh pa shkak nga një skuadër. Kam drejtuar Dinamon (ku dhashë dorëheqjen), por edhe Lushnjen e Shkumbinin. Nga Lushnja jam larguar pas 10-të javësh pa humbje, por në ndeshjen e fundit humbëm në kryetet me Dinamon. Kjo humbje u konsiderua e papranueshme nga drejtuesit. Edhe me Shkumbinin gjërat shkuan shumë mirë, por humbja me Tiranën në Peqin solli shkarkimin tim nga detyra e trajnerit. I dhashë këto shembuj për të treguar se mënyra e të drejtuarit nga presidentët dhe trajtimi që ata i bëjnë trajnerëve është shumë larg nivelit të klubeve europiane”.
E Marte, 16 Dhjetor 2008