Demonstrata, Italia: Dënojmë çdo lloj dhune

Italia dënon çdo lloj dhune dhe apelon opozitën dhe qeverinë e Tiranës që të arrihet në mënyrë paqësore nëpërmjet institucioneve dhe dialogut politik çdo lloj diference.
Ka qenë kjo deklarata e bërë nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme italiane duke iu referuar demontratave të dhunshme të 21 janarit në Tiranë ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Reagimi erdhi pas apelit rë kreut të PS-së, Edi Rama që Italia dhe Bashkimi Europian duhet të dënojnë dhunën e shtetit.