E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e kafes ve ne pranga dy shtetas

Policia Kufitare e Kakavijes arreston ne flagrance dy shtetas per kontrabande kafeje nderkohe qe sekuestrohen rreth 22 tone kafe dhe 2 tone fruta molle. Sipas burimeve zyrtare te policise me daten 23.01.2011 rreth ores 19.00 ne Piken e Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije shtetasi Mariglen Shehaj i datelindjes 1982 lindur dhe banues ne Delvine i cili drejtonte automjetin e tij tip Kamion Benz me targa TP 2673B eshte futur nga territori grek per ne territorin shqiptar.

Pasi ka kryer veprimet e para ne sportelet e Policise Kufitare ne Kakavije punonjesit e policise e kane drejtuar per ne sportelin e doganes per te kryer veprime te metejshme pasi kamioni ishte i ngarkuar me mallra qe paguhet akcize.
Rreth ores 1915 ky shtetas pasi nuk ka mundur dot te realizoje kalimin e kamionit duke ju shmangur detyrimit doganor ka tentuar te rifuse perseri kamionin ne token greke duke kaluar me shpejtesi dhe mos iu bindur urdhrit te punonjesit te policise kufitare per te ndaluar.

Menjehere sherbimet e Policise Kufitare Specialistet e Sektorit per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster kane bashkepunuar me palen greke duke bere bllokimin e mjetit si dhe me pas kapjen e drejtuesit te kamionit pasi ky shtetas braktisi kamionin ne token greke dhe u largua me vrap.
Kamioni eshte sjelle ne Piken doganore te Kakavijes ku pasi eshte hapur dhe keqyrur nga grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori rezultoi dhe se ne brendesi te tij kishte 22 tone kafe dhe 2 tone molle te cilat drejtuesi u perpoq ti kalonte pa kryer veprimet doganore.

Malli i sekuestruar rezultoi se ishte porositur nga shtetasi Bebi Qebini i datelindjes 1967 lindur dhe banues ne fshatin Luzat te rrethit Tepelene per llogari te firmes ne pronesi te bashkeshortes se tij. Ky shtetas ishte shoqerues i mallit dhe eshte arrestuar ne ambientet e Pikes se Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije. Arrestimi i tyre u be per veprat penale kontrabande me mallra qe paguhet akcize kontrabande me mallra te tjera dhe kalim i paligjshem i kufirit e mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publik.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›