Demonstrata, ja ku do të përqendrohet hetimi parlamentar

Komisioni hetimor do të përqendrohen në ato drejtime ku nuk përfshihen hetimet e prokurorisë.
Sipas vendimit të marrë orët e vona të mbrëmjes së shkuar, komisioni hetimor do të hetojë:
II. Objekti i punës së komisionit hetimor është:
a) Hetimi rreth veprimtarisë së aktorëve të përfshirë për zbatimin e ligjit nr. 8773, datë 3.04.2001 "Për tubimet" në demonstratën e datës 21 janar 2011.
b) Hetimi rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore, sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin respektiv, për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimit kriminal për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, si dhe masat konkrete të marra për parandalimin, neutralizimin, pengimin dhe përballimin e dhunës gjatë ngjarjeve që shoqëruan tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.
c) Hetimi rreth veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit për identifikimin, kapjen dhe neutralizimin, pengimin e ekzekutorëve, identifikimin dhe kapjen e nxitësve dhe organizatorëve të dhunës kriminale.
ç) Hetimi rreth veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit dhe masave të marra për zbardhjen e shpejtë e të plotë të fakteve, ngjarjeve dhe përgjegjësive të individëve, ideatorëve, ndihmësve dhe bashkëpunëtorëve për dhunën dhe tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.
d) Hetimi i zbatimit të ligjit, gjatë hartimit dhe ekzekutimit të detyrave në kuadër të planit të masave që organet shtetërore të ngarkuara me ligj përgatitën dhe zbatuan me qëllim respektimin dhe garantimin e zbatimit të detyrimit ligjor të mbrojtjes së institucioneve kushtetuese të vendit.
dh) Hetimi për masat e marra nga organet e zbatimit të ligjit, për neutralizimin përfundimtar të tentativës, për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe për garantimin e paprekshmërisë së institucioneve dhe të të drejtës për tubim paqësor.
e) Propozimi i ndryshimeve të nevojshme legjislative, me qëllim realizimin e një sistemi efektiv të ushtrimit të së drejtës së tubimit paqësor, si një e drejtë e pamohueshme në një shoqëri demokratike dhe parandalimit e goditjen efikase të dhunës kundër institucioneve shtetërore, si një realitet i papranueshëm në një shoqëri demokratike.
III. Hetimi i komisionit parlamentar nuk shtrihet për ato çështje dhe rrethana, për të cilat Prokuroria e Republikës së Shqipërisë ka filluar apo do të fillojë procedim penal sipas ligjit./S.Ll/Start/
2011-01-24 13:51