E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata politike, Rama takon Topin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot në ambjentet e presidencës me kreun e shtetit Bamir Topi.
 

Për rreth 90 minuta dy politikanët kanë diskutuar për situatën politike në vend pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit.

Mësohet se ka qenë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ai që ka kërkuar zhvillimin e takimit me kreun e shtetit.

Takimi i Topit dhe Ramës vjen tre ditë pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit ku u vranë 3 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›