Demonstrata, nis nga puna komisioni hetimor

Nis nga puna komisionin për hetimin e ngjarjeve të demonstratës së 21 janarit. Në fjalën e tij deputeti Eduard Halimi duke e ciëlsuar demonstratën e 21 janarit si një grusht shteti theksoi se komisioni do ë kryejë hetime me një cilësi të lartë.
“Komisioni do të përballet me vështirësi pasi duhet që hetimet të bëhen me cilësi të lartë, argumentat të jenë të forta dhe me zbatueshmëri ligjore” theksoi Halimi.
Gjithashtu deputeti Halimi i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në komisioninin për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit jo vetëm si një detyrim kushtetues por edhe si një autokritikë për gjëmën e madhe që ajo u përpoq t`i bënte vendit.
Halimi gjithashtu theksoi se ky komision do të tregojë transparencë të plotë në çdo hetim të bërë për ngjarjet e 21 janarit.