Idrizi: Raporti, i fabrikuar nga Rusia

Deputeti shqiptar dhe një nga përfaqësuesit të delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës Shpëtim Idrizi ka hedhur poshtë raportin e Dick Martit për trafikimin e organeve.
Në fjalën e tij deputeti Idrizi e ka cilësuar raportin si një fabrikim rus dhe ka ftuar Dick martin që të publikojë dëshmitë e tij.
“Sot është një tjetër raport, i iniciuar nga Rusia, i mbështetur nga Serbia, me qëllim që të sulmojë BE-në, SHBA, UCK-në dhe Hashim Thaçin. Raporti juaj nuk mund të gjejë asnjë të vdekur që i janë marrë organet. Ju ftoj të publikoni intervistat që janë bërë”, ka deklaruar Idrizi.
Gjithashtu Idrizi ka theksuar se raporti është vazhdimi i politikës së Sllobodan Millosheviçit, për të barazuar viktimat me kriminelët e luftës.