Demonstrata prokuroria nis hetimet

Prokuroria sqaron se një pjesë e grupit hetimor është vendosur në vendngjarje, pranë kryeministrisë për të gjetur cdo lloj prove materiale. Hetuesit, thuhet në deklaratën e prokurorisë, janë vënë në zotërim të librave të gatishmërisë dhe planit të masave të Gardës së Republikës si dhe të kamerave të vendosura nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes.
Pjesa tjetër e grupit hetimor është vendosur në Spitalin Ushtarak dhe ka realizuar kqyrjen e viktimave dhe sekuestrimin e veshjeve të tyre nën cilësinë e provave materiale si dhe marrja në pyetje e të gjithë personave të plagosur, qofshin policë apo civilë.
Ndërkohë janë marrë edhe vendimet për kryerjen e të gjitha ekspertimeve kriminalistike të nevojshme. Prokuroria përfundon deklaratën e saj duke garantuar një hetim objektv e jashtë ndikimit të cdo faktori politik.