Demonstruesit e PS sulmojne Kryeministrine 3 oret e perleshjes
Te gjithe e kishim nje frike dhe nje ankth se situata mund te precipitonte ne dhune pas deklaratave per pamundesi te permbajtjes se turmes popullore. Por pas deklarates se Ambasades Amerikane u dha nje siguri se do te kishte perpjekje per te kontrolluar turmen e pakontrolluar. Organizimi i demonstrates se opozites ishte mjaft mire i sinkronizuar dje. Ne oren 1330 demonstruesit ishin ne pikat e vendosura me pare te nisjes drejt sheshit
Skenderbej e me pas para Kryeministrise. Te ardhurit nga zonat e Shqiperise se Mesme u nisen nga Zogu i Zi ku gjate rruges nuk u ndalen thirrjet per largimin e qeverise. Ne dy raste turma u provokua nga disa vajza te cilat ngriten dy gishtat lart nje simbol i njohur tashme i demokrateve. Ne rastin e pare nuk munguan vezet mbi deren e parukerise ne Rrugen e Durresit ndersa ne rastin e dyte vajza tjeter shijoi ne koke fortesine e bishtit te cadres nga demonstruesit. Ky irritim dha sinjalin e pare se turma e demonstruesve ishte e vendosur te kerkonte deri ne fund doreheqjen e qeverise. E pare nga sheshi Skenderbej kreu i turmes kishte mberritur afer Kryeministrise se ciles i ishte bashkuar dhe pjesa e demonstruesve qe kishin mberritur ne Tirane nga zonat verilindore te vendit. Me mijera demonstrues te qete dhe aspak te vonuar ne marshimin e tyre pershkonin bllokun e ministrive bulevardin para parkut Rinia ndersa te zinte syri 2-3 police rrugore te qete qe ndiqnin me sy njerezit qe marshonin lirshem ne bulevard. Vetem kur mberrije afer Kullave Binjake ndieje nervin e demonstrates nderkohe qe kishin nisur tashme thirrjet kunder qeverise dhe kryeministrit Berisha. Thirrjet ishin shumedialektore ndersa pararoja e turmes qe i ishte vendosur kordonit te policise pa skafandra dhe mburoja te jepte nje shije jo te mire per vete agresivitetin qe shfaqnin nje agresivitet corodites ku njeri shtynte tjetrin dhe godisnin me cte gjenin perpara madje dhe cadrat e tyre i hidhnin ne drejtim te policise. Policia u detyrua te vendose forcat speciale ne vijen e pare me demonstruesit. Nje turme e pabindur ku degjoje vetem thirrje per tu afruar dhe shtyre para policise dhe njerez kryesisht te rinj te moshes nga 17-25 vjec qe godisnin edhe me portokalle. udia e pare per kete demonstrate ishte mungesa e fjalimeve e cila do te kishte vene nje rregull dhe ku prezenca e politikaneve do ta mbante turmen nen kontroll.
Perplasja
Perplasja e pare mes turmes dhe policise ndodhi aty rreth ores 1420 kur nje grup te rinjsh kryesisht te veshur me kapuce shtynin dhe godisnin policine. Pasi ka vazhduar kjo situate goditje te protestuesve dhe shtyrje nga ana e policise duke kerkuar vendosjen e nje distance nis dhe goditja me gure qe nisen te shkulen nga trotuari. Ka qene ky moment kur Edi Rama ka mberritur tek hyrja e Kullave Binjake. Rama u pa vetem pak momente pasi nisi nje hallakatje e turmes dhe policia hodhi gaz lotsjelles ndersa nje makine e blinduar nisi te hedhe uje me presion. Turma u shpernda. Rama ngjitet tek lokali ne katin e katert per tu larguar prej aty drejt selise roze rreth ores 1600. Njerezit kryesisht te moshuar pjesemarres te rregullt te protestave paqesore te opozites u zune ne kurth pasi nga asfiksia dhe te shtyrat shume u shkelen ku pati dhe te plagosur e te traumatizuar vecanerisht mosha te treta besnike te se majtes. Nis ne kete menyre nje shprehje e zemerimit ndaj policise e mbushur me shume urrejtje qe te kujtonte 1991-shin kur Shqiperia po nderronte sistemin e vjeter komunist. Ne kete moment nisin dhe djegiet e disa makinave te policise por dhe nje furgon i televizionit Klan. Nje guerilje e vertete mes turmave te irrituara dhe forcave speciale perfshiu te gjithe bulevardin digjen disa makina ne te gjithe perimetrin rreth Kryeministrise ndersa sulmohet porta e blinduar e saj. Deputeti socialist Arben uko ish-drejtor i Gardes ka bere maksimumin qe te largonte te rinjte nga sulmi i deres se Kryeministrise dhe i ushtareve te Gardes. Pa e ditur se pse dhe per ironi te faktit dy te rinj ngjiten tek Kembana e Paqes lekundjet e se ciles leshojne tinguj mortore. Ne momentin kur u shperthye dera ushtaret e Gardes qelluan me arme ne ajer per te shperndare turmen ndersa shihen te shtrire 2-3 persona te plagosur. Turma irritohet edhe me shume dhe nis nje acarim i metejshem i situates duke shkulur vazhdimisht gure te trotuarit per te goditur Garden e Republikes. Kjo lufte vazhdoi per rreth gjysme ore. Pak deputete socialiste jane pare prane demonstruesve duke i ndjekur zhvillimet ne distance ndersa ne nje perpjekje per te bere dicka Paskal Milo Vangjel Dule dhe Prec Zogaj dalin ne bulevard ku u kerkojne demonstruesve te largohen nga godina e Kryeministrise dhe te shmangin konfrontimin. Asnje rezultat edhe nga kjo perpjekje ndersa tashme nis sulmi nga ana tjeter e Kryeministrise ku Garda terhiqet ndersa turma djeg dhe dy furgone te policise. Me kot deputeti Sajmir Tahiri u ben thirrje te rinjve te terhiqen. Vetem nje rezultat provizor nga kjo perpjekje pasi turma me rreth 200 te rinj nis te sulmoje gjithcka per ta shkaterruar. Thyhen billborde kioskat ne anen te Piramides te cilat me pas plackiten ndersa policia ka nisur tashme ndjekjen e tyre. Kjo ndjekje ka vazhduar dhe tek dy Kullat Binjake ku nje pjese e te rinjve hyri per ti shpetuar policise. Gabimisht nje polic i forcave speciale godet me shkop gome dhe deputetin Besnik Bare ne hyrje te Kullave Binjake ndersa te rinjte arrijne te hedhin ndaj policeve nga kati i trete dhe i katert vazo me lule karrige dhe cdo gje qe gjenin perpara duke lene pas shkaterrim e duke te kthyer ne kujtese vitet e erreta te trazirave shqiptare pa kuptim.
KRONOLOGJIA
0ra 1430
Te rinj nga turma e cila ishte vendosur para kryeministrise nisin te godasin me veze domate cadra dhe tabelat qe kishin ne duar forcat e policise qe mbronin pjesen e perparme te Kryeministrise. Elemente te vecante rreth 100 vete ne balle te turmes nisen goditje intensive te policeve.
Ora 1445
Edi Rama duket nen kolonat e Kullave Binjake por ne ate moment policia nderhyn me gaz lotsjelles dhe uje me presion. Turma zmbrapset Rama ngjitet ne nje nga lokalet ne katet e siperme te Kullave Binjake ndersa njerezit mundohen ti shmangen efektit mbytes te gazit.
Ora 1450
Pastrohet vendi para Kryeministrise ndersa mberrijne autoambulancat e para qe marrin njerezit e asfiksuar nderkohe ne toke kane rene njerez qe kane shkelur njeri-tjetrin nga efekti i gazit mes tyre dhe pleq te cilet nuk gjenin shteg
nga te iknin.
Ora 1500
Pak deputete socialiste benin perpjekje per te orientuar turmen e demonstruesve. Jane pare mes turmes vetem drejtori i Policise Bashkiake Zyhdi Dajti i cili mundohej te frenonte turmen ne perplasjet me policine para Kryeministrise dhe deputeti Ilir Gjoni dhe Artan Gaci e Tom Doshi.
Ora 1515
Nje grup demonstruesish te irrituar nga perdorimi i gazit lotsjelles kane filluar shkaterrimet kane permbysur nje makine te TV Klan dhe i kane vene zjarrin po ashtu dhe makina te policise dhe makina institucionesh thyhen kioskat rreth Piramides dhe plackiten.
Ora 1530
Demonstruesit nisin te shkulin guret e trotuarit dhe gjuajne me gure mbi forcat speciale qe ruanin nga brenda oborrit godinen e Kryeministrise. Sulmohet dera e Kryeministrise e cila shperthehet. Turma entuziazmohet dhe afrohet te hyje nderkohe nisin te shtenat.
Ora 1545
Kane rene ne toke pas krismave te para 2-3 te rinj ndersa turma irritohet qytetaret jane terhequr dhe protagonist ne te gjitha ngjarjet eshte nje grup prej 200-300 vetash qe sulmojne policine si perpara Kryeministrise ashtu dhe ne anen qe e kufizon ate me Piramiden.
Ora 1550
Kreu i PDS-se Paskal Milo dhe ai i PBDNJ-se Vangjel Dule u bejne thirrje demonstruesve te largohen dhe te mos sulmojne policine perpjekje qe del e deshtuar pasi askush nuk i degjon dhe kaosi vazhdon ne bulevard. Fillon sulmi i policise nga ana e Piramides.
Ora 1600
Edi Rama del nga Kullat Binjake dhe i drejtohet selise se Partise Socialiste i shoqeruar nga nje numer i madh truprojash. Nje makine Benz e cila pershendetet nga turma kalon bulevardin dhe perplaset me deren e blinduar te Kryeministrise. Deputeti uko mundohet ti ndale por nuk ia del dot.
Ora 1615
Sulmohen forcat speciale qe ruanin nga jashte godinen e Kryeministrise. Nis dhe aty nje sulm me gure ndaj tyre duke i detyruar te zmbrapsen. Policet terhiqen ndersa demonstruesit u vene flaken dy furgoneve te policise.
Ora 1630
Deputeti Sajmir Tahiri i ben thirrje turmes te terhiqet te mos konfrontohet me policine. Pasi kane marre disa goditje dhe zmbrapsje forcat speciale nisin pastrimin e hapesires rreth Piramides ndersa vazhdimisht sulmohen nga nje grup demonstruesish.
Ora 1700
Goditet me shkop gome nga forcat speciale deputeti dhe kreu i PS-se se Tiranes Besnik Bare ndersa policia po perpiqej te hynte tek Kullat Binjake ku kishin hyre elementet shkaterrues te demonstrates. Nderhyn pergjegjesi i grupit te policive dhe kerkohet falje.
Aristir Lumezi
Aristir Lumezi