Rama Demonstrata u provokua nga pushteti
Ngjarjet e renda te dhunes para kryeministrise kreu i opozites i ka cilesuar si te provokuara nga qeveria. Sipas tij demonstruesit u provokuan nga forcat e pushtetit te cilat me pas dolen jashte kontrollit. Nje dite per nje manifestim te madh demokratik po ngryset ne menyren me te padeshiruar dhe sigurisht edhe me te rende te mundshme ne kushtet kur qytetaret demonstrues jane provokuar rende e me pas eshte ende e veshtire per te qetesuar te gjithe. shte ne syte e te gjitheve fakti qe demonstrata u provokua. U provokua rende pa u lene te gjithe ata qe kishin ardhur per te demonstruar as te sistemoheshin ne bulevardin Deshmoret e Kombit tha Rama. Sipas kreut te opozites protestuesit kishin vetem pankarta e cadra ne duar. A pa ndonje shqiptar sot ndonje gje tjeter ne duart e protestuesve vec pankartave dhe cadrave deri ne castin kur u shfaqen dhunshem rrufe ne qiell te paster kamionet e blinduar ujehedhes dhe bombat me gaz lotsjelles tha ai. Ne daljen e fundit ne konference per shtyp ne oren 21.00 Rama akuzoi Berishen duke thene se sic eshte ne kulturen dhe vijen ne sjelljen e njohur per te gjithe shqiptaret prej 20 vjetesh u shfaq para popullit si nje gangster jo si nje kryeminister si nje mafioz jo si shefi i nje qeverie si pucist jo si perfaqesuesi i nje pushteti te zgjedhur por si perfaqesues i nje pushteti te grabitur per te grabitur Shqiperine. Ai shpifi ndyresisht duke me akuzuar mua duke akuzuar opoziten si pergj-egjes per krimin e tij te sotem. Ai shpifi ndyresisht duke me akuzuar mua se po rrija tek kullat e Fidelit per te vene ne jete skenarin ogurzi qe ne fakt e vuri ne jete pushteti i tij i korruptuar deri ne palce kur ne fakt bashke me te tjere kolege e qytetare une u ndala tek ura e bulevardit per shkak te sulmit barbar mbi demonstruesit me bomba me gaz lotsjelles te cilet filluan te levizin mbrapsht. Po ashtu kerkojme hetimin e ecurise se ngjarjeve para Kryeministrise per te rindertuar me filmime fotografi prova te tjera e deshmi njerezore ate qe ne pame me syte tane provokimin dhe pastaj dhunimin e demonstruesve nga nje polici shteti e keqperdorur si ne vitin e mbrapshte 97 e nga civile me xhinse e me xhupa te rishfaqur ne krah te policise njesoj si ne ate vit qe kurre me nuk do te lejojme te perseritet e pikerisht pse nuk duhet te perseritet do ta vazhdojme betejen pa dhune pa arme e as skenare ogurzinj si ky i sotmi qe u orkestrua nga pushteti dhe mori tri jete njerezish te pafajshem.