Demonstruesit akuzojne policine Na dhunuan qe ne momentet e para

Pamje nga demonstrata
Tirane 25 janar 2011 NOA- Deputetja e Partise Socialiste Eglantina Gjermeni dhe tre qytetare kane denuar sot dhunen e ushtruar nga policia gjate dhe pas demonstrates se 21 janarit.Deputetja Gjermeni akuzoi kryeministrin Berisha per dhunen ndaj protestuesve dhe vecanerisht ndaj grave.
Nga ana e tyre demonstruesit tregojne momentet e para te dhunes policore ndersa shprehen se nuk do ta harrojne dhunen ne komisariatet e Tiranes pergjate ketyre kater diteve qe jane mbajtur aty.
Gjate fjles se saj deputetja Gjermeni theksoi se Dua te denoncoj sot dhunen e ushtruar nga policia e qeverise se Sali Berishes ndaj njerezve te paarmatosur. Ndaj njerezve te cilet u dhunuan ne shesh po keshtu edhe gjate qendrimit ne rajonin e policise. Po keshtu te gjithe kemi pare si jane vrare nga garda njerez te cilet nuk po benin asgje nuk kishin asgje ne dore dhe per me teper nuk kishin thyer apo dhunuar institucionet.
Njeri nga tre qytetaret i cili denoncoi dhunen Arben Kacorri u shpreh se Ata na kane pritur dhe na kane dhunuar qe ne momentet e para. Na kane mbajtur tre ore ne fugon te policise e kam te fiksuar dhe policin qe na kane mbajt duke i thene te me leshonin. Me kane terhequr zvarre per 30 metra kamerat jane Sali Berisha ti besoje kamerave. Ne qofte se nuk ju beson kamerave te Ilir Metes tju besoje kamerave qe ka vene vet.
Me tej Kacorri theksoi se ne komisariatin nr.1 dhune eshte ushtruar e papare sidomos kur degjonin ndonje emer qe apo faktin qe ishin nga jugu.
Krahas tij u prononcuan edhe dy persona te tjere mes tyre edhe nje nene e pese femijeve.
a.y/NOA