E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit e Bleona Mates divorcohen ne paqe

Ish-bashkeshortet kerkojne divorcin duke hequr dore nga fajesia ndaj njeri-tjetrit


Kukes - Prinderit e Bleona Mates vajzes 7-vjecare te zhdukur prej 9 muajsh ne Zapod te Kukesit ndahen ne paqe. Zamir e Bukurie Mata Veizi kane hequr dore nga akuzat ndaj njeri-tjetrit ne seancen perfundimtare. Bashkeshortet Mata te shnderruar qe nga dita e marte ne ish kane hequr dore nga kerkesa e fajesise ndaj njeri-tjetrit per shkaqet qe kane cuar ne divorc por nuk jane terhequr nga kerkesa per kujdestarine e femijeve perfshi ketu edhe vajzen 7-vjecare te zhdukur.


Beqir Basha avokati qe mbron ne kete proces Zamir Maten ka bere te ditur se ish-bashkeshortet kane rene dakord qe te mos fajesojne njeri-tjetrin per divorcin dhe te ndahen me mirekuptim nderkohe qe secili prej tyre pretendon kujdestarine ndaj femijeve. Gjykata nuk ka marre vendim per kujdestarine e femijeve por ka vendosur qe te thirret nje ekspert qe do te ndihmoje gjykaten per tu shprehur lidhur me kujdestarine shprehet avokati Basha. Bleona Mata u zhduk me 22 maj te vitit kaluar dhe qe nga kjo date nuk ka asnje gjurme per fatin e saj. B.Shala

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›