Demonstruesit në Kaliningrad kërkojnë dorëheqjen e Putinit

Kaliningrad, 22 gusht – Në enklavën ruse në Kaliningrad, dje demonstruesit, numri i të cilëve sipas vlerësimeve të ndryshme ka qenë nga disa qindra deri në 3 000 persona. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Putin dhe zgjedhje direkte të guvernatorit rajonal.
Policia ka vlerësuar se në protestë kanë marrë pjesë 700-800 veta, ndërkohë organizatorët dhe dëshmitarët kanë qenë 3 000 demonstrues, ka raportuar agjencia Reuters.
Në protestë kanë marrë pjesë anëtarët e organizatës “Patriotët e Rusisë” të Partisë Komuniste të Federatës Ruse, “Lëvizja Solidarnost” dhe “Rusia tjetër”, të cilat kanë miratuar rezolutën në të cilën kanë kërkuar zgjedhjen e guvernatorit dhe dorëheqjen e qeverisë së Putinit.
Putin më 2005, me qëllim të centralizimit të pushtetit, i ka hequr zgjedhjet e drejtpërdrejta të guvernatorit të krahinës, të cilat që nga atëherë, i vendos kryetari.
Kaliningrad, enklavë ruse me 940 mijë banorë, gjendet ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë, ndërsa më shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik më 1991 është ndarë fizikisht nga pjesët e Rusisë.