E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontohet bomba bërthamore më e fuqishme në SHBA

Share

Ajo ka qenë bomba më e fuqishme bërthamore e SHBA, aq e fuqishme sa valët e saj mund të vrasin armiqtë nën tokë.

Por sot ka shkuar për demontim e fundit nga këto bomba, të quajtura B53. Ajo do demontohet në Pantex Plan, pranë Amarillo. Shkatërrimi i saj është pjesë e planit të presidentit Obama për të reduktuar armët bërthamore.

Bomba u prodhua gjatë krizës së Kubës, në vitin 1962, kur tensionet e Luftës së Ftohtë arritën kulmin. Ajo peshon pak më shumë se 4.5 ton. Sipas shkencëtarëve, ajo është 600 herë më e fuqishme se bomba atomike që u hodh në Hiroshima.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›