Rrokaj: Futja e paskajores prish standartin e Gjuhës Shqipe
Departamenti i Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë organizoi dje konferencën shkencore mbi gjuhën standarte dhe raportet e saj me dialektet.
Në konferencë ishin të pranishëm gjuhëtarë nga Shqipëria dhe Kosova, gjithashtu ishin të pranishëm dhe zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, si dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Sipas këtij të fundit ky takim do të sjellë një rrahje mendimesh mes gjuhëtarëve, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm për gjuhën shqipe. Ndërsa dekani i këtij fakulteti Shezai Rrokaj u shpreh se debatet për gjuhën kanë nisur që me Kongresin e Drejtshkrimit dhe se gjithmonë janë ngritur pyetje mbi atë që është thënë mire, dhe atë që është thënë gabim. Po sipas tij dialektet janë një pasuri e paçmueshme, dhe për pasurimin e gjuhës standarte duhen bërë disa ndryshime.
Standardi duhet të pranojë natyrshëm prurje nga e gjithë gjuha, në veçanti nga viset jashtë vendit, me qëllim që të arrihet në një kohezion më të lartë gjuhësor u shpreh Rrokaj.
Ajo çka u diskutua së tepërmi ishte çështja mbi pasurimin e gjuhës standarte me dialektin gegë.
Rrokaj u shpreh se paskajorja prish standartin e tanishëm dhe do të cënonte vetë dialektin. Paskajorja prish standardin dhe hap punën për krijimin e një standardi të ri me mbështetje në standardin gegë – tha Rrokaj.
Në të njëjtën mënyrë siç kanë mbaruar të gjitha konferencat e mbajtura mbi këtë temë, mbaroi edhe ajo e djeshmja, pa asnjë marrëveshje!
No related posts.