E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimi, të përndjekurit takohen me Topin

Topi me të përndjekurit

Të përndjekurit politik janë takuar dje paradite me Presidentin Bamir Topi, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me dëmshpërblimin për vitet e burgut, si dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së të Përndjekurve, Besim Ndregjoni, vlerësoi rolin e kreut të shtetit për mbështetjen që i ka dhënë kësaj shtrese. Përfaqësuesit e ish- të përndjekurve politikë parashtruan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me integrimin e plotë të tyre në jetën shoqërore, që nga dëmshpërblimi financiar për ish- të përndjekurit, vijimi i procesit të kërkimit të eshtrave të të ekzekutuarve apo i nxjerrjes në dritë të fakteve e të vërtetave të dhimbshme të regjimit komunist e deri tek dënimi i së kaluarës diktatoriale dhe i simboleve të saj të urryera, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Nga ana e tij, Topi ritheksoi se do ti mbështesë gjithmonë personalisht dhe institucionalisht, duke ushtruar të gjitha kompetencat që i jep Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Topi  i siguroi se shteti shqiptar dhe institucionet e tij do të kenë përherë një vëmendje dhe kujdes të veçantë e të merituar për të gjithë ish- të përndjekurit politikë dhe përmbushjen e nevojave të tyre, thuhet më tej në njoftimin për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›