Dëmtimi, Nadal-it i duhen 6-8 javë pushim

Rafa Nadal mori sot lajme të këqija nga stafi mjekësorë pas rezonancës magnetike të bërë. Procedura evidentoi dëmtim të shkallës të dytë në muskulin e këmbës të majtë.
Siç edhe njoftoi vetë spanjolli për të rikuperuar këtë dëmtim do të duhen 6-8 javë pushim. Nëse Nadal nuk do të kalojë më shpejt këtë dëmtim atëherë me shumë mundësi do të jetë jashtë turneve të shkurtit dhe mund të mos jetë i pranishëm edhe në Masters 1000 të Indian Wells dhe Miami.
Me shumë mundësi Nadal do të kthehet në garat që zhvillohen në dhe të kuq, garata e tij të preferuara. I sigurt është fakti se spanjolli nuk ka nisur siç duhet 2023 duke fiotuar vetëm një ndeshje në katër takimet e lujtuara në United Cup dhe Australian Open.