E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, James dhe Tatum breshëri pikësh, Kerr: Curry si Jordan

Turi i radhës në NBA ishte special pasi përkiste me ditën kur SHBA kujtojnë Martin Luther King Jr. dhe për këtë arsye zbritën në parket të gjitha ekipet.

Mbrëmja nisi me Celtics, të cilët morën fitoren e shtatë radhazi përballë Hornets në Karolinën e Veriut. Në parketin e Sharlot miqtë nga Bostoni dominuan nga minuta e parë falë Jayson Tatum, i cili ishte autor i 51 pikëve. Ndërsa për vendasit loja në grup e Jalen McDaniels (26 pikë) e LaMelo Ball (25 pikë) dhe Mason Plumlee (19 pikë) nuk mjaftoi. Ky ishte triumfi i 33 sezonal për Celtics, të cilët udhëheqin bindshëm Konferencën e Lindjes.

Në Uashington kampionët në fuqi të Warriors mundën vendasit falë Steph Curry, i cili ishte stratosferik me koshat e shënuar në fund të takimit. Miqtë nga San Francisko mundën Wizards dhe kështu do të jenë në humor të mirë në pritjen në Shtëpinë e Bardhë ku do të takohen me Joe Biden. Për Golden State Curry ishte protagonist i mbrëmjes me 41 të rrealizuara. Në fund të ndeshjes trajneri i ekipit kampion Kerr krahasoi fenomenin që stërvit me më të madhin e të gjitha kohërave, të cilin e ka patur shok ekipi tek Bulls-at. “Steph është si Michael Jordan-i modern. Kur luaja për Bulls gati gjysma e tifozëve prezent në stadium ishin veshur me të kuqe me numrin 23. Sot gjysma e tifozëve që vjen është e veshur me blu dhe të verdhë dhe mban numrin 30. Mendoj se mënyra si luan Steph inspiron shumë njerëz”, tha Kerr.

Formacioni tjetër nga Kalifornia, Lakers, kishte nevojë të arrinte fitore përballë Huston për të prishur serinë e humbjeve radhazi që kishin koleksionuar në tre ndeshjet e fundit. Pikëshënuesi më i mirë për Lakers ishte James me 48, por impakt të rëndësishëm në rrezultat  dha pankina (rrealizuan 60 pikë) e ekipit nga Los Anxhelos.

Ndeshjet NBA (16-17 Janar)

CHARLOTTE HORNETS-BOSTON CELTICS 118-130

MILWAUKEE BUCKS-INDIANA PACERS 132-119

CLEVELAND CAVALIERS-NEW ORLEANS PELICANS 113-103

WASHINGTON WIZARDS-GOLDEN STATE WARRIORS 118-127

ATLANTA HAWKS-MIAMI HEAT 121-113

NEW YORK KNICKS-TORONTO RAPTORS 121-123 Kohë shtesë

MINNESOTA TIMBERWOLVES-UTAH JAZZ 125-126

MEMPHIS GRIZZLIES-PHOENIX SUNS 136-106

LOS ANGELES LAKERS-HOUSTON ROCKETS 140-132

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›