Dëmtimi i rëndë i Beiranvand, që ndërpreu Angli-Iran

Angli-Iran u ndal për rreth dhjetë minuta për shkak të dëmtimit të Alireza Beiranvand. Në minutën e 9-të të ndeshjes në grupin B të Kupës së Botës Katar 2022, portieri iranian u përplas me partnerin e tij Majid Hosseini. Beiranvand ishte keq, me gjak që vazhdonte t’i rridhte nga hunda për disa kohë.
Mjekët iranianë u përpoqën ta trajtonin me insistimin e tij, por pas rreth dhjetë minutash, 30-vjeçari duhej të dorëzohej: trajneri Queiroz e zëvendësoi atë me Hossein Hosseini.