Lojtarët e Iranit nuk këndojnë himnin në shenjë proteste ndaj

Protesta e bujshme e lojtarëve të Iranit në Katar 2022. Pak para fillimit të ndeshjes kundër Anglisë, lojtarët e skuadrës së Queiroz nuk kënduan himnin kombëtar në fushë. Një gjest për të shprehur mospajtimin kundër regjimit dhe në mbështetje të trazirave që po ndodhin në vend. Të gjitha të shoqëruara me mbështetjen e tifozëve iranianë dhe një pankartë me fjalët “Gruaja, Jeta, Liria” dhe “Liri për Iranin”.
Në anën tjetër të fushës, siç ishte paralajmëruar, lojtarët e Anglisë u gjunjëzuan në fushë para fillimit të ndeshjes. Një gjest antiracist që lojtarët e “Tre Luanëve” e kanë bërë gjithmonë që nga vdekja e George Floyd në vitin 2020, por që duhet kuptuar me këtë rast edhe si mbështetje për protestat e vazhdueshme në Iran.