E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi lë jashtë kombëtares mbrojtësin Jordi Alba

Spanja humbet mbrojtësin e majtë Jordi Alba, i cili nuk do të jetë i gatshëm për transfertën vendimtare të Stad de Frans ku kampionët e botës do të luajnë fatet e vendit të parë në grupin i kundër Francës. Lojtari i Barcelonës u dëmtua në sfidën e Gijonit ku Spanja barazoi 1-1 me Finlandën.

Tërheqja në muskujt e këmbës së djathtë mund ta mbajë deri në 10 ditë larg fushave lojtarin shtatshkurtër, i cili mund të rikthehet i gatshëm për Barcelonën me rifillimin e kampionatit por mbetet në dyshim për sfidën e parë kundër Paris sën Zhermen që do të zhvillohet në datën 2 Prill. Dy mungesa të tjera me peshë për repartin e tërhequr të katalanasve janë edhe Pujol e Adriano. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›