Dëmtohet Durrës-Kukës, PS: Përgjigje nga qeveria

Deputeti i PS-së Gjovalin Kadeli demaskoi sot atë që lidhet sipas tij me dëmtimin e rrugës Durrës- Kukës në një segment të caktuar. "Prej 4 ditësh, një tjetër dëmtim ka ndodhur në rrugën Durrës Kukës. Prej 4 ditësh, Ministria e Transportit hesht, duke u përpjekur të mbajë të fshehur të vërtetën e asaj që po ndodh me rrugën e kombit", u shpreh ai.
Kadeli shtoi se PS i kërkon qeverisë transparencë dhe përgjigje për këtë çështje."
"Tuneli i Kalimashit, vazhdon të jetë i mbyllur, dhe ende askush nuk jep shpjegime, as për atë çka ndodhi në tunel, e as për masat e marra nga kjo qeveri që rruga e kombit të bëhet sërish e kalueshme dhe e përdorshme nga qytetarët shqiptarë e kosovarë",nënvizoi ai. Deputeti socialist tha se tashmë shqiptarët duan të dinë se ccfarë po ndodh me rrugën e kombit. "Pavarësisht të gjithave, shqiptarët kërkojnë të dinë cfarë po ndodh me rrugën e Kombit? Përse po shembet dita ditës, pjesë pjesë? ç'po ndodh në tunel? Kur do të hapet ai? Sa do të kushtojë?", nënvizoi ai.