Imeraj: Meta ka vjedhur mandatin e PS

Pas kërkesës së LSI-së që apelonte PS-në të hynte në Kuvend ka ardhur reagimi i selisë rozë. Zëdhënësja e PS-së, Armela Ymeraj tha se kreu i LSI-së Ilir Meta është i frikësuar nga e vërteta që hapja e kutive do të zbardhë për mandatin e tij në Tiranë. Sipas PS-së, mandati i Metës është mandat i vjedhur nga Partia Socialiste.
"Por, të vërtetës as nuk mund t'i fshihesh dhe as nuk mund t'i shpëtosh me kërcënime apo diversion. E vërteta ka dalë në shesh, Ilir Meta i trembet hapjes së kutive pasi ai ka frikë se zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit, do të nxjerr në pah faktin se mandati i Ilir Metës në Tiranë, është mandat i vjedhur nga Partia Socialiste. Kjo është e vërteta, ky është pazari i ulët i Ilir Metës dhe Sali Berishës", u shpreh ajo.