Dëmtohet lumi Kir, banorët: Rrezikojmë të përmbytemi kur bie shi
SHKODER- Lumi Kir këtë dimër mund të jetë një rrezik i vërtetë për Shkodrën. Shkatërrimet që i ka bërë dora e njeriut kanë bërë që ky lumë të kthehet në kërcënues me ardhjen e stinës së dimrit. Prezenca e mbeturinave, gërryerjet e shtratit të lumit, hedhja e inerteve në të gjithë gjatësinë e tij, janë shkaktarit e kësaj situate. Specialistët kanë kohë që deklarojnë se duhet të ndërhyhet dhe në fakt investimet nuk mungojnë.
Aktualisht mbi lumin Kir po punohet në 2 lote me një vlere investimi prej 79 milion lekësh. Punimet në dy anët e lumit i ngjajnë legjendës së kalasë Rozafa; ajo çfarë bëhet ditën me investimet nga buxheti i shtetit, prishet natën nga persona të paidentifikuar, të cilët hedhin mbeturinat dhe marrin inerte. Më e keqja është se këto dëmtime nuk ndodhin vetën natën, por edhe ditën. Mjafton një vëzhgim i shpejtë i zonës dhe e sheh qartë se pjesa anësore e argjinaturës mbrojtëse, fare pranë banesave të para, është dëmtuar në shumë vende, nga hedhja e mbeturinave dhe vetë dora e njerëzve të papërgjegjshëm që kanë kërkuar të nxjerrin nga betoni hekurin për skrap.
"Të gjithë e kanë marrë shumë lehtë këtë situatë. Kemi shkuar nëpër zyra dhe kemi kërkuar që të merren masa, të dënohen ata që po shkatërrojnë lumin Kir, por nuk kemi marrë përgjigje konkrete, vetëm fjalë të bukura. Policia duhet të vijë dhe të fusë në burg ata që nxjerrin hekur nga betoni. Ne e kemi shumë problem se kemi shtëpitë këtu dhe gjatë dimrit mund të përmbytemi", - thonë banorë të fshatit Bardhej.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)