E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet kufoma e një mashkulli pranë një pallati

FIER- Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mëngjesin e sotëm pranë një pallati në afërsi të tregut industrial.

Banorët e pallatit ku është gjetur kufoma, të cilët kanë parë trupin e dekompozituar, kanë lajmëruar menjëherë të tmerruar policinë.

Nga hetimet paraprake mendohet se kufoma është e seksit mashkull rreth 25 vjec.

Sipas policisë në trup nuk janë konstatuar shenja dhune apo arme.

Dëshmitarë përreth zonës ku është gjetur trupi po merren në pyetje, ndërkohë policia ka nisur punën në vendngjarje për identifikimin e kufomës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›