E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj: 1.5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër nga Skema e Investimeve

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga risku klimaterik, po mbështet fermerët me financim në investime për rrjeta antibreshër. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha”. “Financojmë 50% e vlerës totale, deri në 1.5 mln lekë për hektarë””, u shpreh Denaj. Ministrja vuri në dukje se me këtë skemë, mbështeten fermerët në përballimin e sfidave të klimës dhe garantohen prodhime cilësore për një bujqësi të qëndrueshme konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Sot përdorimi i rrjetave antibreshër lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e demit, uljen e shpenzimeve agroteknike, etj. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›