Denaj-Burtscher: Integrimi evropian, prioritet në politikat bujqësore

Programi IPARD II nisi në vitin 2018 pas një procesi të rëndësishëm akreditimi dhe trajnimi të kapaciteteve të brendshme institucionale.
Ky program ka kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e njësive ekonomike të bujqësisë shqiptare, në përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe në vlerën e shtuar të produktit shqiptar në tregjet ndërkombëtare.
Përmes programit IPARD II, janë realizuar 540 investime të rëndësishme në sektorë të ndryshëm bujqësor dhe janë krijuar 1000 vende pune për familjet shqiptare, të cilat janë fokusuar, në 73 investimeve në sera, 137 investime në mekanikë bujqësore, 72 pika grumbullimi, 80 investime të programit në sipërmarrjet agroturistike, 46 investime në kantina vere dhe vreshta, 34 investime në stalla e ferma blegtorale, 40 fabrika përpunimi agroushqimore, 31 investime janë zhvilluar në promovimin e përdorimit eficient të burimeve të energjisë së rinovueshme.
/m.m/r.e/a.f/