E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj: Financojmë deri në 5 milionë lekë për mekanikë bujqësore

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Qeveria përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2024, mbështet fermerët me financim grant për investime në mekanizimin e bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, përmes kësaj skeme  mbështeten fermerët për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve moderne për mekanizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale. Sipas saj, Skema Kombëtare e Investimeve 2024, ndihmon fermerët të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre. “Masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të faturave tatimor, deri në 5 milionë lekë për subjekt”, bëri të ditur Denaj. “Ky investim mbështet fermerët në modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, për realizimin e punës në mënyrë më efikase dhe të sigurt, për të përmirësuar jetën dhe prodhimin e tyre” deklaroi ministrja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›