Denaj: Mekanizmi i proceseve bujqësore ka nxitur ekonominë rurale

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Në fshatin Çukë të Sarandës, Dorjan Rrjepaj dhe familja e tij janë të angazhuar prej vitesh në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ka publikuar në rrjetet sociale aktivitetin e fermerit Dorjan Rrjepaj i cili thotë se “bujqësia dhe blegtoria më shumë se traditë, është pasion që nxit dhe zhvillimin ekonomik”.
Sipas ministres Denaj “në 60 hektarë tokë bujqësore, ku kultivojnë misër dhe jonxhë për nevojat e fermës, krijojnë vende pune sezonale për familjet e zonës”.
Gjithashtu, nënvizon më tej Denaj “mbarështojnë edhe 600 krerë bagëti të imta, mekanizimi i mjeljes të së cilave ka rritur me 70% rendimentin, ndërsa qumështi i freskët shndërrohet në produkte cilësore bulmeti Made In Albania në baxhot e zonës”.
“Mekanizimi ka sjellë rritje të produktivitetit dhe ulje të kostove, duke forcuar ekonominë rurale”, thekson Denaj.
Ministrja Denaj ndan historinë e Fermerit në Sarandë 1 nga 6/a.f/