E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Malaj në një biznes mobilierie në Grabjan: Tregton në Shqipëri dhe Evropë

TIRANË 8 shkurt /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një vizitë në një biznes mobilierie në Grabjan që tregton lëndë të parë mobilierie.

Malaj theksoi se ky biznes tregton në Shqipëri, Angli, Itali, Spanjë.

“Eni është një nga të rinjtë me pasion, që në sipërmarrje, çdo mundësi synon ta transformojë në investim”, u shpreh Malaj.

“Ai jo vetëm ka arritur të çoj përpara ëndrrën e të atit, në administrimin e mobilierisë, por po zgjeron edhe portofolin e investimeve në hoteleri”, shkroi ministri Malaj në një postim në rrjetet sociale.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›