E Hënë, 2 Nëntor 2026

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim, fuqizon produktet e markës “Made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë pamje në rrjetin social Facebook nga punimet në ujëmbledhësit të Digës Zemblak, i cili siguron vaditjen e tokave bujqësore në Maliq.  

Ministrja shkruan se përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës “Made in Albania” në tregjet vendase dhe ndërkombëtare

“Mirëmëngjes nga punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Bashkinë Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3,100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km.

Përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës MadeinAlbania në tregjet vendase dhe ndërkombëtare”, shkruan ministrja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›