E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj ndan foto nga agroturizmi në Berat: Shija e traditës, nga toka në tryezë

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Zhvillimi i agroturizmit në Shqipëri ka filluar të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë të huaj, duke ndikuar dhe në rritjen e kontributit të këtij sektori në industrinë e turizmit në vend.

Agroturizëm “Kodra e gjelbër” është kthyer në një oaz paqeje dhe qetësie në natyrën gjelbër që përqafon çdo detaj, krijon një ndjenjë harmonie të përsosur.

Në mes të kodrinave me ullishte, 5 km larg qytetit të Beratit, në fshatin Roshnik, do të gjeni gjithçka të prodhuar nga toka në tavolinë dhe të servirur në mënyrë tradicionale dhe autoktone.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot foto nga ky agroturizëm.

““Kodra e Gjelbër” ju fton të shijoni ushqime tradicionale, mjaltin e pastër të prodhuar nga bletët e fermës dhe natyrën e mrekullueshme që rrëmben zemrat e turistëve vendas e të huaj”, shkruan Denaj.

1 nga 18

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›