E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj në Katar: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve në Bujqësi dhe siguri ushqimore

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Agrobiznesi shqiptar po merr pjesë në panairin “AgriteQ 2025” që mbahet në Doha, të Katarit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale fotoalbumin nga hapja e panairit “AgriteQ 2025”, teksa shkroi se, “pjesëmarrja e Shqipërisë në “AgriteQ 2025″ është një hap i rëndësishëm për të promovuar produktet tona bujqësore”.

“Synojmë krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimi me tregun e Katarit”, theksoi Denaj.

Në kuadër të Panairit, ministrja Denaj mori pjesë edhe në takimin bilateral me ministrin për Pushtetin Lokal, Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya.

“Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore”, bëri të ditur Denaj. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›