E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj takim me ambasadoren Zach: Austria, asistencë për sigurinë ushqimore

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në vendin tonë, Monica Zach.

Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Asistenca teknike që pritet të marrim nga Austria në fushën e sigurisë ushqimore dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kanaleve irriguese, do të kontribuojë në procesin e integrimit në BE”, deklaroi ministrja.

Po ashtu, Denaj vuri në dukje se gjatë takimit u diskutua edhe ecuria e marrëveshjes UBT-BOKU, e cila sipas saj, do të transformojë UBT në një qendër me influencë rajonale. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›