Denaj takim me ambasadoren hungareze: Forcim i marrëdhënieve në agroturizëm dhe agrobiznes

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim ambasadoren e Hungarisë, Martina Kasnyik dhe Sekretaren e parë dhe Atashe për Ekonominë dhe Tregtinë, Katalin Beszteri.
Gjatë takimit Denaj, Kasnyik dhe Beszteri biseduan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e agroturizmit dhe agrobiznesit.
Denaj bëri të ditur se “ky takim produktiv vjen pas një vizite të suksesshme në Hungari, ku nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin bujqësor. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, me fokus në asistencën teknike për Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian, shkëmbimet institucionale dhe mundësitë për zhvillimin e agroturizmit dhe agrobiznesit”, tha Denaj.
1 nga 7/k.s/