Denar Biba, nënkryetar i KQZ. Tare, deputet i PS
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot te paren mbledhje me perberjen e re, pas zgjedhjes dhe betimit te anetareve te saj nga Parlamenti.
Mbledhja ka nisur me pershendetjen e kreut te ri te institucionit, Lefterie Lleshi, me berjen te ditur te rendit te dites e me pas eshte kaluar ne votim per zgjedhjen e nenkryetarit te KQZ.
Pas votimit te anetareve, me 6 vota eshte zgjedhur Denar Biba nenkryetar i KQZ-se, nderkohe qe perballe tij ishte kandidatja Albana Shtylla.
Me pas, u shqyrtua dhe iu dha mandati deputetit socialist Auron Tare pas dorëheqjes së Andis Harasanit.